Barça e ka një mundësi të artë sonte

PUBLIKUAR

Gjiganti katalunas mund t’i afrohet liderit Atletico Madrid në katër pikë nëse fiton ndaj Huescas

Barcelona e ka një mundësi të artë sonte për t’iu afruar liderit të La Ligas, Atletico Madrid.

“Los Colchoneros” u ndalën nga Getafe në fundjavë dhe aktualisht i kanë 63 pikë, shtatë më shumë se gjiganti katalunas, shkruan Gazeta Express.

Por, nëse Lionel Messi me shokë e mposhtin Huescan sonte, mund t’i afrohen ekipit të Diego Simeones në vetëm katër pikë.

Barça do ta kalonte Realin, i cili momentalisht është i dyti, dhe do t’i shtonte dukshëm gjasat për titull të kampionit.

Andaj, ekipi i Ronald Koemanit nuk ka vend për gabime në vazhdim të sezonit.

Nga ana tjetër, Huesca është treguar mjaft e pafuqishme këtë sezon dhe gjendet në vendin e fundit.

Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Huescas zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...