Barazon Atletico, në festë Barcelona e Reali

PUBLIKUAR

Atletico Madridi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Getafes në udhëtim, në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

Ekipi i Simeones u përpoq mjaft shumë të shënonte, por nuk ia doli të thyente mbrojtjen e çeliktë të vendasve, shkruan Gazeta Express.

Madje, Atletico Madridi ishte me një lojtar më shumë prej minutës së 70-të kur Nyom u ndëshkua me të kuq direkt.

Me këtë barazim, Atletico Madridi shkon në kuotën e 63 pikëve, gjashtë më shumë se Real Madridi dhe shtatë më shumë se Barcelona, që e luan të hënën ndeshjen ndaj Huescas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...