Banorët rrëfejnë për serbin që u arrestua për krime lufte në Jarinjë

PUBLIKUAR

Policia ka arrestuar shtetasin serb, Dusan Arsiq, në Jarinjë, nën dyshimet për krime lufte në Prishtinë.

Këto rrugë gjatë luftës i kaluan shumë banorë të Komunës së Prishtinës.

Të dëbuar me dhunë nga forcat serbe, ata u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Gjatë këtij dëbimi, dyshohet se mori pjesë edhe serbi Dusan Arsiq, i cili u arrestua nga autoritet kosovare në pikën kufitare në Jarinjë.

Pos dëbimit, ai dyshohet edhe për ndalimin dhe ngacmimin e një të mituri, e i cili sipas aktakuzës ende i vuan pasojat e kësaj.

Të freskëta këto momente të luftës i kanë edhe banorët të cilët u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre.

Forcat serbe vranë edhe banorë gjatë aksioneve të tyre, e që momentet para ekzekutimit i mban mend akoma Krasniqi.

Secili serb që ka kryer krime lufte e që vihet para drejtësisë kosovare, u jep shpresë për informacione të reja edhe familjarëve të personave të zhdukur.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimi prej 30 ditësh të pandehurit Dushko Arshiq.

VIDEO

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...