Tokio e ka përjetuar sot borën e parë të nëntorit pas plot 54 viteve.
Banorët e kryeqytetit japonez janë befasuar me rënien e borës, meqë temperaturat gjatë kësaj kohe të vitit zakonisht janë mes 10 dhe 17C, transmeton Express.
Kjo është hera e parë që bora është parë në tokën e Tokios në muajin nëntor, që kur rënia e borës filloi të regjistrohej në vitin 1875.
Bora, e shkaktuar nga një i ftohtë i pazakontë mbi qytet, po ashtu ka shkaktuar edhe vonesa të vogla në transport publik./Express/





