Banorët e banesave kolektive të kateve të larta në Lipjan mbesin pa ujë (FOTO)

PUBLIKUAR

KUR “Prishtina” nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Lipjan ka bërë që katet e larta të banesave kolektive të mbesin pa ujë të pijshëm.

Ja  arsyet e ndërprejes së ujit

“Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a./Njësia Operative e ujësjellësit në Lipjan njofton konsumatorët se gjatë ditës së sotme, rreth orës 11:30 është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në stacionin e pompave në qytetin e Lipjanit.

Njoftimi është bërë nga ana e ekipeve të KEDS-it në orën 14:00, se kabllo e tensionit të lartë i cili i furnizon pompat me energji elektrike në stacion është në defekt dhe se riparimi i tij mund të bëhet me vonesë.

Ekipet e ujesjellësit në Lipjan, me këtë rast, do t’i kyçin në sistem pompat me anë të gjeneratorit, por banesat kolektive në katet e larta mund të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm deri në kohë të pacaktuar. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e qytetit të Lipjanit!”, thuhet në komunikatë.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...