Banka Islamike për Zhvillim, 35 milionë dollarë për rrugën Tiranë-Elbasan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi të martën ratifikimin e marrëveshjes së huas mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Sipas relacionit, marrëveshja parashikon akordimin e një financimi shtesë për projektin e kësaj rruge me një vlerë prej rreth 35 milionë dollarë.

Banka Islamike për Zhvillim në vitin 2011 akordoi një kredi në vlerën e rreth 223 milionë dollarëve për financimin këtij aksi.

Sipas relacionit të qeverisë, për përfundimin e plotë të projektit, i cili thuhet se ka hasur probleme për shkak të rrëshqitjeve të ndodhura përgjatë këtij aksi, do të akordohet një financim shtesë me kredi nga Banka Islamike për Zhvillim, në vlerën prej 35 milionë dollarëve.

Gjatësia totale e zonave problematike ku është e nevojshme ndërhyrja është 4 km.

Zërat kryesore që duket se kanë peshën më të madhe në këto punime janë gërmimet, masat mbrojtëse nga rrëshqitjet, punimet që do të kryhen për spostimet e rrjeteve të shtyllave të tensionit të lartë etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia merr në dorë godinën, protestuesit dalin jashtë perimetrit rrethues të PD

Pas hedhjes së sprajit para selisë së Partisë Demokratike, protestuesit kanë dalë nga perimetri...

7 shenjat e kancerit të qafës së mitrës që gratë i injorojnë

Kanceri ovarian ndikon në qafën e mitrës. Rreth 12 mijë raste të reja të kancerit...

Valë e re dhe e heshtur emigrimi nga Shqipëria

Në Tiranë, revista ekonomike Monitor sapo ka kryer një vëzhgim mbi emigrimin e ri...