Banania, të shëndosh apo të dobëson?

PUBLIKUAR

Ky frut është çelësi i energjisë tuaj. Nëse konsumoni vazhdimisht banane mes vakteve, atëherë do të shëndosheni, por mos harroni se ajo ka edhe efekte dobësuese.

Banania nuk përmban asnjë yndyrë dhe është e mbushur me shumë vitamina, minerale, proteina, fibra.

Jep efekte shumë të mira në shëndet, madje parandalon dhe përmirëson shumë sëmundje, transmeton Telegrafi.

Ky frut, i cili përmban 108 kalori, mund të bëhet shkak i marrjes së karbohidrateve të tepërta. Tek personat me një indeks të ulët glikemik, banania mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Banania është ushqimi më i mirë kur personi ka dëshirë të konsumojë diçka të ëmbël. Banania e konsumuar vetëm një herë në ditë nuk të shëndosh, përkundrazi, ju ndihmon të dobësoheni.

Bananet janë të pasura me karbohidrate, fibra, vitamina, minerale dhe plotë energji.

Personat të cilët merren me palestër dhe fitnes, padiskutim duhen ta konsumojnë bananen. Madje para palestrës, do ishte shumë mirë nëse konsumohet një e tillë sepse ju jep fuqi, qëndrueshmëri dhe fortësi të trupit. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...