‘Ballistët’ mundin Listën Serbe, PZAP anulon vendimin e KQZ-së (Dokument)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) më 18 korrik të këtij viti kishte refuzuar kërkesën për regjistrim të Iniciativës Politike “Partia Balliste” pas kundërshtimit të përfaqësuesit të Listës Serbe, raporton portali “Zëri.info”.

Por, ndaj këtij vendimi të KQZ-së përfaqësuesit e “Partisë Balliste” janë ankuar të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP), me ç’rast kjo e fundit ka anuluar vendimin e KQZ-së dhe çështjen e ka kthyer në rishqyrtim.

Për ta regjistruar “Partinë Balliste” si parti politike kishin votuar pro shtatë anëtarë të KQZ-së, përderisa një anëtar nga Lista Serbe kishte votuar kundër, ku iniciativa në fjalë nuk kishte arritur të regjistrohet, raporton “Zëri.info”.

Gazeta “Zëri” ka kontaktuar anëtarin e lëvizjes “Vetëvendosje” në KQZ, Adnan Rrustemin, i cili ka thënë se përpos tyre veprimi i anëtarit të Listës Serbe është kundërshtuar ashpër edhe nga përfaqësuesit e LDK-së në KQZ.

“Shrytëzimi i situatës për të bllokuar kundërligjshëm regjistrimin e një partie politike, cilado qoftë është i papranueshëm.  Edhe më i papranueshëm është justifikimi përmes shpifjeve e gjuhës së urrejtjes nga dikush që përfaqëson një parti politike që në thelb është fashiste, siç është rasti i anëtarit të Listës Serbe. Madje nga dikush që është nën ndikimin e Serbisë, që ka sjellë gjenocidin dhe shfarosjen e popujve edhe në ditët tona. Janë të freskëta masakrat dhe gjenocidi i Serbisë gjatë luftërave në Ballkan, në Bosnje e Kosove. Qindra masakra, dhjetëra mijëra të vrarë e miliona të dëbuar, janë cfarë e definojnë Serbinë, e cila asnjëherë nuk u denazifiku. Madje, bashkëpunëtoret e djeshëm të Milosheviqit, janë pushtetarët e sotëm në Serbi”, ka thënë Rrustemi. /Zëri/

Image

Image

Image

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit...