“Bale s’do të kthehet në Tottenham”

PUBLIKUAR

32-vjecari e kaloi në formë huazimi në Londër sezonin 2020/21, pasi e “përzuri” Zinedine Zidane

Nuno Espirito Santo ka konfirmuar se Gareth Bale s’do të kthehet në Tottenham për sezonin 2021/22.

32-vjeçari e kaloi në formë huazimi në Londër sezonin e kaluar, duke pasu disa momente të mira, edhe pse me Jose Mourinhon, ishte në të njëjtën situatë siç ka qenë viteve të fundit me Zinedine Zidane, duke qëndruar me shumë në stol.

Ai startoi në 10 nga 20 paraqitje gjithsej në Premierligë, dhe e mbylli me 11 gola.

Në Tottenham s’ka më vend për të, por në Real Madrid po, pasi Carlo Ancelotti ka vendosur t’ia japë edhe një shans.

“Gareth Bale s’do të jetë pjesë e skuadrës tonë”, tha trajneri i Tottenham.

Bale ka qenë vendimtar në shumë ndeshje për Real Madridin që nga viti 2013 kur u ble për 100 milionë euro, por atë asnjëherë nuk e deshi Zidane, por me Ancelottin mund të nis një jetë të re. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...