Bale pyetet nëse do të pensionohet nga kombëtarja, reagimi i tij ishte befasues

PUBLIKUAR

Danimarka ka arritur ta sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian pasi mposhti me rezultat të thellë 0:4 Uellsin.

Dy gola nga Dolberg dhe nga një të Maehle dhe Braithwaite i dhanë fitoren e thellë danezëve dhe kualifikimin tutje, shkruan Gazeta Express.

Në intervistën pas ndeshjes, Bale u pyet nëse do të pensionohet nga kombëtarja dhe nëse kjo ishte ndeshja e tij e fundit. Ai menjëherë u largua nga intervista dhe nuk tha asgjë.

Kështu, Danimarka arrin të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, ndërsa për Uellsin mbaron këtu aventura e tyre.

Në çerekfinale, Danimarka do të takohet me fituesin e takimit mes Holandës dhe Çekisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...