Bale: Ligji më kërkon të kthehem në Real Madrid

PUBLIKUAR

Gareth Bale i ka shpjeguar komentet për të ardhmen para skadimit të marrëveshjes së huazimit të tij në Tottenham, duke këmbëngulur se kontrata e tij nënkupton se ligjërisht ai duhet patjetër të kthehet në Real Madrid së pari.

Huazimi njëvjeçar i Bale në Tottenham mbaron në fund të këtij sezoni dhe në marrëveshjen mes dy klubeve nuk ekziston ndonjë opsion që ia mundëson klubit londinez ta blejë atë nga Real Madrid pas përfundimit të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Anësori uellsian i pushtoi ballinat e gazetave sportive kur tha javën e kaluar se e ka ndërmend të kthehet në Santiago Bernabeu, por tani ka shpjeguar se ende nuk ka marrë vendim përfundimtar se ku do të luajë në sezonin 2021/22.

“Mendoj se për mua, së pari duhet ta përfundoj këtë sezon dhe kam shumë ndeshje për t’i zhvilluar deri në Euro 2020”, tha Bale.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...