KEDS për vetëm dy ditë ka shpenzuar 400 mijë euro duke importuar energji, pa llogaritur këtu energjinë që prodhohet në vend, krejt kjo që tu sigurohet qytetarëve energji pandërprerë për festën e Fitër Bajramit.
Përmes një njoftimi thonë se këtë e bëjnë që qytetarët të festojnë sa më mirë, por si kompani private, KEDS është e obliguar që secilit që paguan me rregull ti ofrojë energji, çdo ditë qoftë festë ose jo.
Madje bëjën thirrje për shpenzime sa më të vogla, ngase sipas tyre, aktualisht po kalohet nëpër ditë të vështira për sektorin e energjisë.
“KEDS është angazhuar që për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë festës së Bajramit, dhe do të importojë sasi të madhe të energjisë elektrike. Sasia e importuar do të arrijë 250 – 300 MË në orë derisa sasia e prodhuar në vend është 400 MË në orë. Vlera e përgjithshme e importimit brenda dy ditëve do të jetë rreth 400 mijë euro dhe bëhet me qëllim të sigurimit dhe mbulimit të kërkesës së konsumatorëve dhe përfundimisht ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për të gjithë konsumatorët”, thuhet ne njoftim.
Duke marrë parasysh gjendjen e fundit të krijuar në sektorin e energjisë dhe zvogëlimin e prodhimit në nivel të lartë, KEDS vazhdon me importimin e energjisë elektrike në vlerë prej 150 – 200 mijë euro në ditë me të vetmin qëllim të furnizimit të qytetarëve me energji elektrike pandërprerë.
Madje sipas KEDS, për të lehtësuar furnizimin në këto ditë të vështira për sektorin e energjisë, lusin të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë të kujdesshme.
Sipas tyre janë duke importuar sasi të mëdha të energjisë elektrike pas fatkeqësisë në termocentralin Kosova A të KEK. Madje përmend se si ka trashëguar rrjet shumë të vjetruar të distribuimit dhe në gjendje shumë të rëndë, prandaj sipas tyre, në disa raste po ndodhin prishje, të cilat po evitohen nga punëtorët e KEDS-it në kohën më të shkurtër të mundshme.
Premtojnë se do të investojë më shumë se 300 milionë euro në periudhë 15- vjeçare për të siguruar shërbimet më kualitative që konsumatori ynë i meriton./GazetaExpress/



