Bahtiri kërkon kthimin e 12 mijë shqiptarëve në veri

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në takimin me përfaqësuesit e UNHCR-it ka potencuar problemin e 12 mijë shqiptarëve, të cilët janë dëbuar nga veriu i Mitrovicës dhe tani jetojnë në jug, si refugjatë në qytetin e tyre

Nëpër komuna të Kosovës janë duke u bërë përgatitjet për hartimin e planeve komunale për të zhvendosurit dhe për zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së tyre.

Strategjia, apo Plani Komunal për të Zhvendosurit është duke u hartuar edhe në komunën e Mitrovicës, e cila është e njohur në Kosovë në numër të madh të të zhvendosurve, të cilët jetojnë si refugjatë në qytetin e tyre, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Shumica prej tyre paguajnë qira, pasi që komuna nuk ka mjete për t’ua siguruar banimin, ndërsa serbët e veriut nuk lejojnë kthimin e tyre në shtëpi dhe banesa të veta.

Hartimi i planeve komunale për të zhvendosurit mbështetet nga UNHCR-i, por për ndryshim nga komunat tjera, Mitrovica ka specifikat e veta sa u përket të zhvendosurve.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe zyrtari i komunës për kthim dhe komunitete në komunën e Mitrovicës, Bedri Sadiku, kanë biseduar në Mitrovicë me dy përfaqësues të UNHCR-së në Kosovë, Besim Alaj dhe Besim Shkololli, të cilët kanë njoftuar për aktivitetet e deritashme nëpër komunat e Kosovës për hartimin e planeve komunale për të zhvendosurit dhe zgjidhje të qëndrueshme, duke theksuar bazën ligjore për nxjerrjen e këtyre dokumenteve.

Por përfaqësuesit e UNHCR-it janë përballur me kundërshtimet e komunarëve të Mitrovicës, të cilët kanë vërejtur se të dhënat që ka UNHCR-i për Mitrovicën nuk janë fare reale.

Ata kanë shtruar edhe çështjen e 12 mijë shqiptarëve të dëbuar nga veriu i Mitrovicës, të cilët jetojnë refugjatë në qytetin e tyre në jug, për shkak se serbët e veriut nuk lejojnë kthimin e tyre në pronat e tyre në veri… /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...