Bahtiri: I larguam 36 barrikada, e largojmë edhe murin

PUBLIKUAR

Kuvendi Komunal në Mitrovicë është duke zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka cilësuar ndërtimin e murit si provokim nga ana e serbëve, me qëllim të ndërprerjes së punimeve në urë.

“Lidhur me çështjen e ndërtimit të murit i kam informuar të gjitha organet ndërkombëtare. Kur i kemi larguar 36 barrikada do ta largojmë edhe pengesën e murit ” ka deklaruar Bahtiri.

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës po mbanë një mbledhje të jashtëzakonshme, ku po diskutohet situata politike dhe e sigurisë pas ndërtimit të murit matanë urës së Ibrit.

Në këtë mbledhje e thirrur me kërkesë të grupit të asambleistëve të PDK-së, ka bërë që shefi i këtij grupi, Rrustem Musa të kërkoj nga Kuvendi Komunal miratimin e një deklarate politike, ku kërkohet nga institucionet e Kosovës dhe ndërkombëtare që të sigurohet e drejta për qarkullim të lirë të gjithë qytetarëve, duke bërë rrënimin e menjëhershëm të murit ndarës. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...