Babai vret vajzën e tij 13 vjeçare e më pas e djeg, arsyeja është e tmerrshme

PUBLIKUAR

Një baba nga India i ka zënë frymën vajzën së tij dhe i ka djegur asaj trupin në një “vrasje për nder” pasi vajza i kishte folur një djali që e njihte nga shkolla.

Fillimisht u mendua se vajza kishte kryer vetëvrasje, mirëpo më pas u kuptua se në trupin e saj kishte shenja të dhunës.

Prindërit e adoleshentes e kishin kuptuar që disa herë që ajo po fliste me një djalë, ndërsa vajza tha se “ishte një bisedë krejtësisht e vogël”, mirëpo babai përfundoi në një sulm të tmerrshëm që i mori asaj jetën, raporton The Indepedent, përcjell Gazeta Metro.

Disa raportime thonë se babai i ka përplasur kokën vajzës për muri. Policia ka bërë të ditur se dy prindërit e kanë rrëfyer vrasjen si diçka që ndodhi “për shkak të zemërimit që sjelljet e vajzës do ta dëmtonin emrin e tyre në fshat”.

“Ata ishin shumë të shqetësuar kur e kuptuan se vajza nuk jeton më dhe se ata mund të arrestohen. Kështuqë, ata e morën trupin e adoleshentes, e dogjën dhe e paraqitën si vetëvrasje”, tregon një oficer nga policia.

Babai poashtu e kishte penguar vazhdimisht vajzën, tashmë të ndjerë, që të shikojë emisione televizive.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/babai-vret-vajzen-e-13-vjecare-e-me-pas-e-djeg-arsyeja-eshte-e-tmerrshme-437118/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...