Babai i një oficeri të Navy Seal të SHBA-së, i cili u vra në një sulm ndaj një prone të dyshuar të al-Qaedas në Jemen muajin që lamë pas, ka thënë se kishte refuzuar të takohej me presidentit Donald Trump kur trupi i pajetë i të birit i kishte mbërritur në shtëpi.
“Më vjen keq, s’dua ta takojë atë [Trumpin],” kishte thënë ai në atë kohë, transmeton Express.
Sulmi i 28 janarit ishte operacioni i parë i këtij lloji i autorizuar nga Trump.
Bill Owens, biri i të cilit, William “Ryan” Owens u vra, ka thënë për Miami Herald se “Qeveria i ka borxh birit tim kryerjen e një hetimi.”
“Pse bash në këtë kohë është dashur të ndodhte ky mision budallallëku, kur nuk kishte kaluar as edhe një javë qëkur ai kishte marrë detyrën? Pse?” kishte thënë Bill.
Sulmi – i aprovuar nga Trump vetëm gjashtë ditë pasi që e kishte marrë detyrën zyrtare – besohet se i ka lënë të vdekur disa civilë, përfshirë fëmijë./Express/


