Azemi paralajmëron Kurtin për protesta të mëdha prej javës tjetër

PUBLIKUAR

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar protesta të mëdha nëse deri në javën tjetër Qeveria nuk reflekton në përmbushjen e premtimeve.

Azemi ka thënë se kërkesat e punëtorëve janë të bazuara dhe se i kupton kërkesat e sindikatave tjera.

“Për dy javë i kishim bllokuar spitalet në qeverinë Hoti. Këtë e di cdo qeveri. Ai Syla është i mençur kur thotë se mund të cojë të gjithë sektorin e mjekësisë në protesta”, thotë ai.

“Unë them se prej javës tjetër do të fillojmë me protesta të mëdha. Kjo javë shkoi dhe nuk duam të bëjmë protesta vetëm për të shkaktuar kaos. Këta që thonë se ne kemi lidhje edhe me Serbinë të marrin përgjegjësi për fjalët e tyre. Kushtet e punëtorëve në të gjitha sektorët janë në gjendje të mjerueshme. Nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sa Kurti ka premtuar. Ishin premtimet e tij dhe ai duhet t’i dalë zot fjalëve”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...