Avokati Koci: Terroristët t’i trajtojmë pa mëshirë, kanë krijuar fe të tyre

PUBLIKUAR

Avokati kosovar, Arianit Koci ka shprehur ngushëllimet e tija lidhur me sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Londër. Ai ka thënë se këtij akti nuk duhet t’ia mveshim asnjë fe. Koci thotë se terroristët tashmë kanë krijuar fenë e tyre.

 “Çfarëdo lidhje e terrorizmit me fenë islame është jo i saktë, jo i drejtë dhe skajshmërish qëllimkeq. Terrorizmi është keqpërdorim i islamit, krishterimit dhe feve tjera monoteiste”, ka shkruar Koci.

Tutje ai është shprehur se aktet e tilla duhet të dënohen pa mëshirë me të gjitha mjetet ligjore.

“Terrorizmi është problem i të gjithë neve”, ka shkruar tutje avokati, Arianit Koci.

Ky është postimi i plotë i tij:

Terrorizmi si fe e re

Terroristët janë dhe duhet të trajtohen ashtu siç janë: persona të dhunshëm, skajshmërisht johuman, të cilët e përdorin dhunën dhe friken kryesisht për qëllime politike.

Prandaj, ndaj të njëjtëve duhet të përdoren të gjitha mjetet e parapara ligjore. Pa mëshire.
Çfarëdo lidhje e terrorizmit me fenë islame është jo i saktë, jo i drejtë dhe skajshmërish qëllimkeq.

Terrorizmi është keqpërdorim i islamit, krishterimit dhe feve tjera monoteiste.
Ndoshta, është besim i ri se përmes dhunës, terrorit dhe frikës arrijnë qëllime politike.
Feja islame e propagon mu të kundërtën e veprimeve që po i bëjnë terroristët.
Edhe fetë tjera e përjashtojnë dhunën.

Fatkeqësisht, shumica e terroristëve aktualë që bëjnë veprime të tilla i përkasin fesë islame. Por, fajtor nuk është feja. Fajin duhet kërkuar diku tjetër.
Në fakt, nëse dikush e ka dëmtuar fenë islame, janë mu këta terroristë, që shpesh herë e përdorin fenë për realizimin e qëllimeve politike.

Sidoqoftë, procesin e dekonspirimit, dhe “deislamizimit” të terroristëve duhet ta fillojnë vet myslimanët dhe të mbështeten nga të gjithë të tjerët.
Terrorizmi është problem i të gjithë neve

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...