Sot kryetari Imri Ahmeti, së bashku me kryetarin Lumir Abdixhiku i uruan mirëseardhje në Lidhjen Demokratike të Kosovës, z. Avni Jasharit, njofton LDK
“Avniu i cili vjen nga Lipjani, ka të kryer gradën Master në Gazetari Televizive dhe Radiofonike. Profesionin e gazetarisë e ka ushtruar për 15 vite, ku ka mbajtur kryesisht pozita drejtuese në media si: kryeredaktor, redaktor e producent. Opinionist i shumë mediave kombëtare e ndërkombëtare. Tetë vite anëtar i bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK). Avniu ka qenë aktiv në politikë, gjatë viteve 2018-2020 ku ka mbajtur pozitën e kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan.
Me profesionalizmin e tij dhe eksperiencën që ka, ai nga sot ju bashkua projektit tonë për të ardhmen e Lipjanit”, shkruan LDK


