Aventadori i fundit shitet për 1.6 milion dollarë

PUBLIKUAR

Lamborghini i fundit Aventador Coupe që akoma nuk ka dalë nga shiriti prodhues i fabrikës në Sant’Agata Bologneseu, tashmë është shitur në ankand.

Edhe pse vetura akoma nuk është vendosur në rrota, kjo nuk e ndali interesimin e pasanikëve të ofrojnë para dhe oferta marramendëse për Aventador LP 780-4 Ultimae. Ajo më e larta ishte prej 1.603.125 dollarë, transmeton Telegrafi.

Ky çmim nuk përfshin vetëm veturën, pasi që Lamborghini i është futur edhe botës së NFT-së. Në bashkëpunim me artistët Kriston Kim dhe Steven Aokije nga INVNT GROUP, është krijuar një NFT unik.

Përveç veturës dhe NFT-së, blerësi i Aventaorit të fundit do të marr tretmane të ndryshme VIP nga Lamborghini. Vetura do të prodhohet këtë vit, e blerësit do t’i dërgohet në dhjetor. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...