Automjeti për terrene të vështira që ka ambient luksoz banimi (Foto)

PUBLIKUAR

EarthRomaer është makina që mund të vozitet edhe në terrene të vështira, ndërsa brenda ka një ambient luksoz banimi.

Modeli XV-LTS që është lansuar gjatë këtij viti, është i pajisur me kuzhinë dhe tualet që kanë ujë të rrjedhshëm, që vjen nga rezervuari që zë deri 410 litra dhe nxehet nga panelet diellore, transmeton Telegrafi.

Kuzhina është e punuar në atë mënyrë që të zë sa më pak vend dhe të jetë efikas, ndërsa mbi pjesën ku qëndron vozitësi dhe shoqëruesi tij, ndodhet shtrati për katër persona.

Nuk mungojnë elementet që nevojiten në përditshmëri, si shporet, frigorifer dhe televizion, ndërsa ka edhe mjaft shtesa teknologjike.

Kjo makinë mund t’i dërgojë shëtitësit në çfarëdo vendi, pa pasur parasysh stinën e vitit, por për të duhet të paguhen së paku 380 mijë euro, që është çmimi fillestar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...