Autobusi bie në humnerë, vdesin 16 persona

PUBLIKUAR

Të paktën 16 pelegrinë hindu janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur sot pasi autobusi me të cilin po udhëtonin rrëshqiti nga një rrugë malore dhe ra në një humnerë të thellë në Kashmirin indian, njofton policia.

Autobusi po shkonte drejt Srinagar, kryeqytetit shtetëror, kur rrëshqiti nga rruga malore në Luginën e Kashmirit, Mohan Lal, ka thënë policia, transmeton Express.

Policia dhe forcat ajrore kanë nisur një operacion të kërkim-shpëtimit dhe deri tani i kanë dërguar në spital 19 pelegrinë të lënduar, shumica e të cilëve rëndë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Qindra mijëra besimtarë hindu e vizitojnë shpellën Amarnath thellë në Himalaje në muajt korrik dhe gusht çdo vit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...