Austria “mund të kërkojë” referendum për BE-në

PUBLIKUAR

Kandidati i ekstremit të djathtë për president të Austrisë, Norbert Hofer, tha se do të kërkonte referendum për anëtarësinë në Bashkimin Evropian, nëse ky i fundit bëhet më i centralizuar pas daljes së Britanisë së Madhe.

“Nëse përgjigjja pas daljes së Britanisë është centralizimi i BE-së, ku parlamentet kombëtare janë të pafuqishme, do të duhet të mbajmë referendum në Austri”, tha Hoffer.

Ai po ashtu tha se në referendum do të çonte edhe ndonjë vendim i ardhshëm për të pranuar Turqinë në BE.

Hoffer i tha BBC-së se blloku është i rëndësishëm për Austrinë, porse “do një BE më të mirë”.

Balotazhi presidencial në Austri do të mbahet më 4 dhjetor.

Nëse Hofer fiton, ai do të bëhet kryetari i parë djathtist i një shteti të BE-së, transmeton Rel.

Rivali i tij i pavarur, Alexander Van der Bellen, i ka fituar zgjedhjet në maj, por rezultati është përmbysur nga gjykata pas një ankese nga kampi i Hoferit

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...