Austria mund ta zgjedhë sot liderin e parë të ekstremit të djathtë që nga koha e Hitlerit

PUBLIKUAR

Kandidati euroskeptik dhe kundër emigracionit, Robert Hofer, është duke shpresuar që të bëhet lideri i parë i ekstremit të djathtë në një shtet evropian që nga koha e Adolf Hitlerit, në përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale që janë duke u mbajtur sot në Austri.

Hofer, anëtar i Partisë Austriake të Lirisë (PAL), është në garë kundër ekonomistit të pavarur, Alexander Va nder Bellen – i cili mbështetet nga Partia e të Gjelbërve, transmeton Express.

Hofer, 45-vjeçar, është duke garuar me sloganin “i paprishur, i sinqertë, i mirë.”

Ai fitoi rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në muajin prill të këtij viti me 35 për qind të votave – duke i rrëzuar kandidatët që mbështeteshin nga qeveria.

Duke drejtuar çështjen e emigracionit, fushata e Hofer është fokusuar në reforma ekonomike dhe për një demokraci të stilit zviceran.

Në muajin maj, Hofer i humbi zgjedhjet presidenciale me vetëm 31.000 vota më pak se Va nder Bellen, por pasi që PAL-i u ankuar, u vendos që zgjedhjet të riorganizohen dhe të mbahen më 4 dhjetor, pra sot.

Ai ka bërë thirrje që kufijtë austriakë të mbrohen, si dhe ka paralajmëruar për, sipas tij, rrezikun që mund të shkaktojë politika e gabuar për emigracionin.

Duke folur me një austriak të ri mysliman gjatë një emisioni në muajin maj, Hofer kishte thënë: “Islami nuk ka vend në Austri sepse përbën kërcënim ndaj vlerave juedo-krishtere dhe njerëzore të vendit”.

Në një editorial, Financial Times ka shkruar këtë për mundësinë e Hoferit për të fituar: “Fakti se një kandidat i ekstremit të djathtë i një partie të themeluar pjesërisht nga nazistët dhe me histori antisemitizmi mund të jetë kaq afër pushtetit në zemër të Evropës është qartazi shqetësues.” /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...