Australia aktivizon planin për përgjigje ndaj fatkeqësive

PUBLIKUAR

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, aktivizoi planin për përgjigje ndaj fatkeqësive, pasi një ciklon i fuqishëm goditi bregdetin verilindor.

Cikloni Debbie shkaktoi dëme të mëdha materiale, shira të furishëm dhe ndërprerje të energjisë elektrike në mijëra shtëpi.

Helikopterët e forcës mbrojtëse dhe anijet detare do të shpërndajnë ndihma në Kuinsllend, rajonin e goditur.

Kryeministri Turnbull tha se është konfirmuar një person i vdekur, por shtoi se ekipet e emergjencës pritet t’i vlerësojnë dëmet.

Cikloni Debiie ka zbarkuar midis qytetit Bouen dhe plazhit Airlie si stuhi e kategorisë katër, duke shkaktuar erëra deri në 263 kilometra në orë.

Fuqia e tij është zvogëluar tashmë, por autoritetet thonë se ka ende rrezik për dëme.

“Kushtet janë përkeqësuar me shpejtësi. Kini kujdes dhe qëndroni të sigurt deri të mërkurën”, tha Turnbull para parlamentit./rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...