Lojtari i Bregut të Fildishtë ka pranuar se zgjidhja e tij e parë është kthimi në Parc des Princes – por ai nuk është duke llogaritur vetëm aty
Mbrojtësi i Tottenhamit, Serge Aurier ka pranuar se ai ka zgjedhur që të largohet nga klubi i tij këtë verë. Lojtari i Bregut të Fildishtë është lidhur me një rikthim në Paris Saint-Germain në verë, por edhe AC Milan dhe klubet spanjolle janë të interesuar për shërbimet e tij. Aurier, në anën tjetër, ka thënë se është koha që ai të largohet nga Spurs.
“Të gjithë e dinë që nëse do të dëshiroja që ta zgjas kontratën me Tottenham, tashmë e kisha bërë. Nuk do të bëjë tani në gjashtë muaj”, tha ai për L’Equipe. “Kam arritur në fund të një cikli dhe do të kërkojë skuadër tjetër. Dy palët, bordi i Tottenhamit dhe agjentët e mijë, janë pajtuar me këtë kushte. Ne do të shohim çfarë do të ndodh”.
“Kurrë nuk e kam fshehur dëshirën time që të rikthehem në PSG një ditë. Është klubi i shpirtit tim, klubi që e mbështes dhe jam i lirë të flas për të. Por, nuk dëshiroj që njerëzit të mendojnë se unë do të qëndrojë vetëm për një kalim atje sepse nuk ja mbylli dyert askujt”.
“Por nëse klubi bënë ofertë këtë verë, jam i sigurt që PSG do të ishte zgjidhja ime e parë”. /GazetaExpress/


