Audi tregon si është ndërtuar modeli RS, tregon se do të sjellë edhe modele tjera nga kjo linjë

PUBLIKUAR

Ky model që është në treg për 25 vjet, vazhdon të jetë i kërkuar dhe do të vijë sërish në version të ri

Quattro GmbH është shkaktari kryesor, që Audi e nxori nga prodhimi modelin RS, ndërsa vazhdon të kërkohet se është shumë i pëlqyer, transmeton Telegrafi.

Gjatë historisë 25 vjeçare të kësaj makine, janë lansuar modele të shumta si Audi RS6 Avant, Audi RS7, Audi RS Q8, si dhe versionet RS5 Coupe dhe Sportback, RS3 dhe TT RS.

Për t’ju treguar klientëve, se sa përkushtim kërkon ndërtimi i një RS, Audi e ka shpërndarë një dokumentar, ku i tregon këto detaje të rrëndësishme.

Më e veçanta e këtyre makina, është se testohen në kushte të vështira, megjithëse janë makina që përdoren për nevoja ditore.

Secila nga makinat nga linja RS, duhet të përshkojnë nga 8,000 kilometra nëpër një shteg shumë të vështirë në Nurburgring të Gjermanisë, para se të dërgohen te blerësi.

Derisa nuk është bërë e ditur se cili model i ri nga linja RS mund të lansohet së shpejti, Audi ka treguar se do të sjellë edhe mode tjera nga kjo linjë, që si zakonisht pritet të jenë shumë të mira. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...