Audi shfaqë modelin Q8 të shndërruar në SUV (Foto)

PUBLIKUAR

Pas një hezitimi të gjatë, Audi iu nënshtrua çmendurisë së shndërrimit të kupesë në SUV

Prodhuesi gjerman Audi, më në fund e prezantoi si duhet modelin Q8, që për herë të parë është shndërruar në SUV, përcjell Telegrafi

Me këtë makinë që e posedon ‘elegancën e katër dyerve të kupesë, komoditetin dhe luksin e një makine të madhe’ Audi po i kundërpërgjigjet BMW X6.

Në fakt, BMW është pionier dhe e ka profesionalizuar këtë segment të makina, që kur e lansoi X6 para dhjetë vitesh.

Ashtu siç pritej, kjo makinë ngjanë shumë me konceptin e prezantuar më parë, gjë që nuk është aspak e keqe.

Me 4.9 metra gjatësi, dy metra gjerësi dhe 1.7 lartësi, Q7 është më i gjerë, më i shkurtë dhe me i ultë se Q7, por ky i ka pesë ulëse dhe jo shtatë.

Brendësia që ka, ka bërë që Audi Q8 ta mposhtë rivalitetin në këtë aspekt, duke i lënë prapa BMW X6 dhe Mercedes-Benz GLE-Coupe.

Linjat elegante, që shkëpusin tavanin nga pjesa tjetër e dyerve, si dhe përfundimet me drita të vogla LED, kanë bërë që kjo makinë të ketë edhe pamje shumë të këndshme.

Me një ekran gjigant prej 12.3-inch që i ndihmon shoferit, ngasja e kësaj veture është një eksperiencë shumë e këndshme.

Nën kapak e ka motorin me 3.0-litra V6, që ndihmohet nga një tjetër me 40 volt, për të prodhuar 286 kuajfuqi.

Në këtë formë, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund t’i arrijë për 6,3 sekonda.

Modeli Q8 do të lansohet në Gjermani në fillim të vitit që vjen, për të vazhduar më pas edhe në shtete tjera evropiane, ndërsa në Shtetet e Bashkuara do të shkojë më vonë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...