Audi RS5 Coupe, edhe më i shpejtë se sa që thotë prodhuesi! – (Foto – Video)

PUBLIKUAR

Kompania Audi kohë më parë ka prezantuar modelin e ri RS5 Coupe, ndërsa njeriu kryesor i zhvillimit teknik të repartit Audi Sport, ka zbuluar se vetura e tyre lëviz më shpejtë se sa që ishte thënë në fillim, transmeton Zeri.info.

Image

Gjatë një bisede me mediat botërore, drejtori i kompanisë Stiven Reil, ka deklaruar se pohimet se modeli i tyre më i ri e arrin shpejtësinë prej 100 km/h për 3.9 sekonda, është paksa konservativ.

“Unë jam në këtë biznes tashmë 20 vite, ndërsa të gjitha veturat në të cilat kam punuar kanë marri shifrat e performancave disi gabim dhe kanë rrjedh në publik disi të mjegulluara, prandaj e njëjta ka ndodhur edhe me modelin tonë të ri RS5”, ka thënë ai.

Image

Ai ka dashur të tregoj se ky model shpejtësinë prej 100 km/h e arrin për vetëm 3.7 sekonda në kushte ideale. Ky model posedon motorin benzinë Twin-Turbo V6 TFSI me vëllim 2.9 litra i cili zhvillon 450 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 600 Nm.

Këto karakteristika i mundësojnë këtij modeli të kap shpejtësinë maksimale prej 280 km/h./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...