Audi RS Q8 mund ta ketë motorin hibrid nga Lamborghini me 670 kuajfuqi (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksident me dy të lënduar në Lipjan

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj. Rastin  e ka konfirmuar...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Me 670 kuajfuqi, modeli RS Q8 mund të jetë më i fuqishmi, që Audi e ka prodhuar deri më tani

Vetëm pak javë më parë, Audi tregoi për planet në segmentin SUV, duke prezantuar modelin Q8 të ri, transmeton Telegrafi.

Ishte thënë se është duke punuar në një SUV shumë më të madh, ndërsa fotografitë e siguruara nga terreni, e tregojnë gjatë fazës së testimit.

Derisa Q8 ndanë shumë elemente me Lamborghini Urus, i riu pritet të jetë shumë më i fuqishëm se ‘bisha’ që është tani. Megjithëse Urus ka 641 kuajfuqi, modeli RS Q8 do t’i ketë hiq më pak se 670 kuajfuqi.

Nën kapak, pritet ta ketë motorin me benzinë dhe elektrik, të huazuar nga Lamborghini. Mirëpo, këto pretendime nuk janë konfirmuar asnjëherë nga Audi.

Po që se konfirmohet, atëherë ky model do të jetë më i fuqishmi që Audi ka prodhuar deri më tani, përfshirë edhe Audi R8 V10 Plus.

Me anë të kësaj makine SUV, Audi pritet t’i bëjë ballë konkurrentëve të fuqishëm si BMW X6 M dhe Mercedes-AMG GLE 63 Coupe. Me elemente të ngjashme sikurse koncepti i Q8 Sport, RS Q8 pritet të lansohet brenda kësaj dekade. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...