Audi RS Q8 është gati të ballafaqohet me rivalët vendas BMW X6 M dhe Mercedes-AMG GLE 63 (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Muhaxheri, Ahmeti dhe Berisha në listë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kryetari i Fushë...

Kryetari Imri Ahmeti pret në takim përfaqësuesit e KFF “Ulpiana 1992″

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit...

Ky model nga Audi, do të jetë versioni gjerman i Lamborghini Urus

Për një kohë të gjatë, dihet se Audi është duke e bërë gati SUV-in RS Q8, me të cilin do ballafaqohet me rivalët vendas BMW X8 M dhe Mercedes-AMG GLE 63 Coupe, transmeton Telegrafi.

Makinën që njohësit e makinave e kanë krahasuar si versionin gjerman të Lamborghini Urus, e kanë parë spiunët që merren me makinat e reja, teksa testohej nën shtresën për kamuflazh.

Kjo e fundit dhe shumë improvizime tjera, siç është gypi i pasmë për nxjerrjen e gazrave, bëjnë që ky SUV të ketë pamje krejt tjetër.

Por, para se të arrihet te përfundimet, duhet ditur se Audi di të mashtrojë shumë mirë në këto raste, duke bërë që produkti final të jetë i pa pritshëm.

Zhurma që ka lëshuar gjatë lëvizjes dhe gjashtë frenat në rrotë, lënë të kuptojnë që do të ketë shpejtësi shumë të lartë.

Këtë e bën edhe më bindëse fakti, që është i bazuar në sistemin e Urus që ka motorin me 4.0-litra V8 turbo-dyshe.

Pritet të shihet nëse do të prodhojë 650 kuajfuqi, për ta rrëzuar nga froni rivalin italian Lamborghini.

Në anën tjetër, janë paralajmëruar shumë shkathtësi gjatë vozitjes dhe rrotat shumë më të mëdha.

Prezantimi zyrtar i këtij Audi, do të bëhet gjatë muajit që vjen, ndërsa pritet të lansohet gjatë vitit që vjen si një model i 2020-ës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...