Audi RS Q3 shfaqet me dizajn shumë më agresiv (Foto)

PUBLIKUAR

Shtresa e kamuflazhit, po shkon duke iu hequr modelit RS Q3

Prodhuesi gjerman Audi, e ka prezantuar modelin e ri Q3, me stil shumë më agresiv dhe proporcione të zgjeruara, transmeton Telegrafi.

Por, nuk duket se do të kalojë edhe gjatë, kur të prezantojë modelin e njëjtë nga e njëjta linjë, me nivel të lart agresiviteti. Spiunët që merren me makinat  e reja, e kanë parë versionin Q3 nën tretmanin që i është bërë duke huazuar stilin nga linja RS.

Fotografitë e shpërndara, i kanë befasuar njohësit më të mirë të makinave Audi, pasi dukej si një Q3 i njëjtë me të tjerat, por pjesa e përparme, si dhe sistemi për nxjerrjen e gazrave, tregojnë se ka të bëjë me versionin RS.

Grilli shumë më i madh si dhe shtimi i hapësirave për futjen e ajrit, e kanë bërë dukjen e këtij Audi shumë më të vrazhdë. Pritet që edhe sistemi i brendshëm i qarkullimit, të kenë po aq fortësi sa eksterieri, duke ia kaluar me shpejtësi modeleve tjera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...