Audi R8 më nuk do të mbetet i njëjtë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Ndryshim mund të ketë edhe në emrin, që do ta ketë modeli i ri

Gjatë dekadës së fundit, Audi R8 është treguar si një model shumë i suksesshme, si një prej makinave që e ka përdorur edhe vet IronMan, që ka faktorin special të njohur si R8, transmeton Telegrafi.

Por, është shitur në vetëm 927 njësi dhe kjo është një rritje nga një vit më herët, andaj Audi konsideron ta përditësojë si pjesë e edicionit special Decennium, që njëherësh feston dhjetë vjetorin e këtij modeli. Megjithëse ishte për dhjetë vjet në treg, e ardhmja e Audi R8 nuk është e sigurt, pasi thuhet se mund të kthehet në makinë tërësisht elektrike, apo të zëvendësohet me e-tron GT.

Oliver Hoffmann është menaxheri në Audi Sport, që tregoi për të ardhmen që do të ketë R8 për të cilën thuhet se më nuk do të mbetet e njejtë derisa tregoi disa prej ndryshimeve. “Nuk do të ngjajë me modelin aktual, duke filluar nga motori që do t’i ndryshohet. Ka mundësi që të elektrifikohet në masë të madhe” ka thënë Hoffmann.

Deri më tani, Audi e ofron këtë model me 12V dhe 48V, që janë hibridë mjaftë të lehtë, ndërsa në të ardhmen, mund ta shohim me më shumë kapacitet të baterive. Kjo makinë e re nga linja Audi R8, që nuk vjen para vitit 2023, mund të ketë edhe emër ndryshe si pjesë e opsioneve shtesë, ndërsa pritet që stilin ta ketë shumë të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...