Audi feston ‘ditëlindjen’ e 20-të të A3

PUBLIKUAR

Prodhuesi i veturave nga Ingolshtati ka shënuar 20-vjetorin e fillimit të prodhimit të veturës së parë të Audi A3. Deri më tani nga shiritat e fabrikës së Audi kanë arritur të zbresin mbi 3.5 milion vetura të tipit A3.

I pari Audi A3 është prodhuar më 18 shtator të vitit 1995, kurse njëzet vite më vonë ky model paraqet 20 për qind të prodhimit serik aktual të kësaj kompanie gjermane, transmeton lajmi.net.

Kur për herë të parë është paraqitur në treg, kjo veturë kishte vënë standarde të reja në klasin kompakt të veturave, me karakter sportiv dhe me opsion quattro me tërheqje me të katër rrotat.

Aktualisht në fabrikën e Audi në Ingolshtat prodhohen modelet A3, A3 Sportback, por edhe versionet më ekonomike me motor hibrid siç janë: A3 Sportback e-tron dhe A3 Sportback g-tron. Vetëm gjatë vitit 2014 në këtë fabrikë janë prodhuar 188.000 Audi A3.

Ky model shitet në mbi 100 vende në gjithë botën, kurse përpos Gjermanisë, montohet edhe në vende tjera. Në vitin 2001, Audi filloi prodhimin e modelit A3 në qytetin hungarez Der, ku gjatë një viti montohen 117.000 njësi.

Gjatë vitit të kaluar në Kinë janë prodhuar 46.000 njësi të Audi A3 Sportback dhe A3 Sedan. Kurse së shpejti do të duhej të fillonte prodhimin edhe në një fabrikë në Brazil.

Në këtë kompani kanë bërë të ditur se nga viti 1995 e deri më sot, nga shiritat e fabrikës kanë zbritur 3.647.833 vetura me logon “A3”. (lajmi.net)

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...