Audi është duke punuar në rivalin e BMW 8 Series (Foto)

PUBLIKUAR

March Lichte që është një nga drejtuesit  në kompaninë Audi, ka konfirmuar se janë duke punuar në rivalin e BMW 8 Series.

Pa treguar se cilin model do ta merr për bazë për ta ndërtuar këtë makinë, apo fuqinë që do ta ketë, është thënë shkurt se do të jetë shumë e gjerë, transmeton Telegrafi.

“Më pëlqejnë kupetë me dy dyer, por janë shumë të ngushta. Do të ketë formën e njëjtë me to, por me komoditet shumë më të madh”, ka thënë Lichte.

Në anën tjetër, Audi pritet që deri më 2019 të lansojë gjeneratën e re të A6, si dhe modelet e reja Q8, A1 dhe Q3.

Është thënë se po punohet edhe në rivalin e Porsche Mission E, por nuk është dhënë asnjë konfirmim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...