Audi do ta prezantojë në panairin e Gjenevës rivalin e Tesla Model 3 (Foto)

PUBLIKUAR

Makinë e fuqishme elektrike, që njëherësh do të jetë edhe rivale për prodhuesit më të mëdhenj

Kanë mbetur vetëm edhe disa javë, derisa të fillojë Geneva Motor Show dhe ngadalë kanë nisur të dalin informata të ndryshme për makinat që do t’i shohim aty, transmeton Telegrafi.

Automotive News Europe, raporton se Audi do ta prezantojë në panairin e Gjenevës, modelin që e kemi parë si koncept gjatë muajit nëntor në LA Auto Show.

Raporti pretendon se ky EV i fuqishëm është i ngjashëm me Volkswagen ID Neo, që lansohet në treg në fund të vitit.

Meqenëse i dimë pamjen dhe dimensionet e kësaj makine, atëherë mund të themi se ky model nga Audi, do të jetë mes modeleve Golf dhe A3. Si pjesë e VW Group, kjo makinë do ta ketë platformën MEB, si të gjitha makinat tjera elektrike.

Modeli që thuhet se do do të rivalizojë me Tesla Model 3, po konsiderohet është si ndryshues i lojës, për faktin se nuk do të jetë shumë i kushtueshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...