Atletico pyet për Maitland-Niles

PUBLIKUAR

Atletico Madrid janë duke shikuar për një huazim të mesfushorit të Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles

Skuadra spanjolle është duke kërkuar zëvendësim për të suspenduarin Kieran Trippier dhe Mail shkruan se mesfushori i Gunners që luan edhe në krahun e majtë të mbrojtjes është një opsion i tyre.

Klubi i La Ligas do të jetë 10 javë pa Trippier – në total 13 ndeshje – pasi që ai ka shkelur rregullat duke bërë baste në vende të ndryshme të botës.

Atletico, të cilët janë në vend të parë në La Liga, janë duke shikuar për një përforcim të shpejt pas humbjes se Trippier, me yllin e Arsenalin Maitland-Niles që është një ndër kandidatët e mundshëm.

Sipas Sportsmail, mësohet se 23 vjeçari edhe më parë ishte në radarin e Atleticos para se t’i konfirmohej dënimi Trippier dhe klubi spanjoll e ka zgjuar interesimin tani.

Mbetet të shihet nëse Arsenali do ta konsideronte largimin e tij nga Emirates.

Por, sipas mediave në Angli Maitland-Niles është paksa i frustruar pasi që Mikel Arteta nuk po i jep minuta dhe ai është duke e konsideruar largimin. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...