Atletico e shkatërron Eibarin

PUBLIKUAR

Atletico Madridi e ka shkatërruar 5:0 Eibarin, duke e krijuar përsëri një epërsi prej katër pikëve ndaj Real Madridit dhe pesë pikëve ndaj Barcelonës. Këto të dyja e kanë zhvilluar nga një ndeshje më pak secila, megjithatë.

Angel Correa dhe Marcos Llorente shkëlqyen me nga dy gola, ndërsa Yannick Carrasco shënoi një herë në Wanda Metropolitano, duke e kthyer skuadrën e Diego Simeones në binarë pas disa rezultateve të dobëta, raporton Gazeta Express.

Atletico vinte pas dy dështimeve radhazi, pasi humbi një herë dhe barazoi një herë tjetër në dy ndeshjet e fundit, prandaj takimi me Eibarin ishte i rëndësishëm për ta ruajtur vendin e parë në luftë për titull.

Pikërisht këtë e bënë djelmoshat e Simeones që shënuan dy herë në fund të pjesës së parë dhe tri herë në pjesën e dytë kundër ekipit të fundit në tabelën e La Ligës.

Atletico tani mbledh 71 pikë në vendin e parë pas 31 ndeshjeve.

Real Madridi e ndjek nga pas me 66 pikë dhe mund t’i afrohet përsëri në vetëm një pikë, nëse e mposht sonte Getafen në udhëtim.

Eibari, ndërkohë, e pësoi humbjen e tretë rresht dhe e bëri edhe një hap tjetër mbrapa në luftë për mbijetese, sepse është e fundit në tabelë me vetëm 23 pikë, katër më pak se zona e shpëtimit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...