ATK mbyll edhe 7 lokale të lojërave të fatit, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Lipjan

PUBLIKUAR

Administrata Tatimore e Kosovës, pas një aksioni që ka zhvilluar sot në disa qytete të Kosovës, ka mbyllur shtatë lokale të lojërave të fatit.

“Në këtë aksion[në qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Lipjanit] janë vizituar 9 lokale me veprimtari të ndryshme, si bastore dhe automate, ku prej tyre 7 lokale janë mbyllur për shkak të parregullsive që janë konstatuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së, transmeton LipjaniNews

ATK njofton gjithashtu se janë konfiskuar edhe 2 automate, 2 pajisje të garave me qen dhe 2 pajisje për lojëra KENO.

Gjatë këtij aksioni që është mbështetur edhe nga Policia dhe Dogana e Kosovës sipas ATK-së janë lëshuar 10 gjoba në vlerë 26 mijë euro.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...