ATK i paralajmëron hotelerinë dhe gastronominë i quan industri që iu ik tatimeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

ATK ka njoftuar se do ta ketë në monitorim specifik gastronominë dhe hotelerinë pasi kjo industri është me nivelin më të lartë të mos përmbushjes së detyrimeve tatimore.

Përmes një postimi në Facebook ATK thotë se në këtë industri s’mbahen evidenca të mbrëmjeve muzikore e as nuk lëshohen kuponë fiskalë raporton Gazeta Express.

“Industria e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor (gastronomi/hoteleri), bazuar në të dhënat e përmbushjes gjatë vitit 2021, renditet si njëra ndër industritë me nivel të lartë të mos-përmbushjes së detyrimeve tatimore, andaj edhe është pjesë e planeve specifike të përmbushjes për grupet e identifikuara me rreziqe të larta për vitin 2021. Ndër problemet më specifike, të dala nga sistemet dhe modulet e ndërtuara përbrenda ATK-së, të cilat kanë kontribuar në këtë përzgjedhje të trajtimit të kësaj industrie janë: pagesa përgjithësisht të ulëta,  me një kontribut të vogël në të hyra,  pavarësisht numrit të madh të tyre; mos-deklarimi i punëtorëve dhe pagesa cash e tyre; mos-deklarimi apo nën-deklarimi i ahengjeve dhe mos-mbajtja e evidencave lidhur me këngëtarët gjatë mbrëmjeve muzikore; mos-lëshimi i kuponëve fiskal; pagesat po ashtu në Cash të realizuara në mes të  konsumatorëve dhe bizneseve gjatë organizimit të ahengjeve të ndryshme; si dhe mos mbajtja e tatimit në qira apo nën-deklarimi i saj”, thuhet në postim.

ATK ka kërkuar që tatimpaguesit t’i kryejnë përgjegjësitë e kërkuara tatimore që të mos ndëshkohen.

“Administrata Tatimore e Kosovës, kërkon nga secili tatimpagues nga çfarëdo aktiviteti ekonomik që zhvillon që t’i kryej përgjegjësitë e kërkuar tatimore që kalkulohen sipas legjislacionit tatimor, me qëllimin e vetëm që mos të jenë pre e ndëshkimeve tatimore”, thuhet tutje.

SHIKO MË SHUMË

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...