Ata që mbrohen si duhet nga dielli, duken katër vjet më të rinj

PUBLIKUAR

ata-q-euml-mbrohen-si-duhet-nga-dielli-duken-kat-euml-r-vjet-m-euml-t-euml-rinj_hd

Një studim shkencor i kryer nga shoqata e dermatologëve Skineco, rezulton se ata që mbrohen në mënyrë adekuate nga dielli, duken katër vjet më të rinj.

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Nëse e mbroni lëkurën siç duhet, ajo do të rrezitet në mënyrë të barabartë dhe ngjyra do të zgjasë më gjatë. Kjo ndodh për shkak se kremi/vaji solar filtron më të keqen e diellit, duke iu dhuruar më të mirën.

Kjo nuk do të thotë vetëm mbrojtje në plazh apo në mal, por edhe në qytet.

Shtresa mbrojtëse e kremit/vajit, në fakt, lëkura nuk rrezikon djegien nga dielli, ndërkohë fillon të aktivizojë melaninën, substancën që i jep ngjyrën qelibar lëkurës suaj.

Njollat kafe janë akumulime të melaninës – “ngjyruesja e trupit” – një fenomen që vjen nga ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të diellit dhe medikamentet e caktuara që përkeqësojnë gjendjen.

Kushdo që ka problem me njollat, duhet të zgjedhë krema me SPF (filtrues diellor) të lartë, në mënyrë që të minimizohet depërtimi i rrezeve UV, dhe të aplikohen produkte që ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së njollave të reja. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...