Ata që hanë më shumë se 50 gramë speca djegës janë më të rrezikuar nga problemet me memorie

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Speci djegës mund të jetë produkti i preferuar i shumë njerëzve, por hulumtimet sugjerojnë se sasitë e tepërta mund të shkaktojnë probleme me memorie.

Studimi me më shumë se 4,500 persona ka zbuluar se ata që konsumojnë 50g speca djegës në ditë janë dyfish më të prirë të ankohen për memorie të dobët, transmeton Telegrafi.

Konsumimi i tepërt i tyre gjithashtu është ndërlidhur me 56% dobësim të memories përgjatë 15 viteve.

Shkencëtarët janë të pasigurt se përse ekziston kjo lidhje mes memories së dobët dhe konsumimit të specave djegës, ku disa studime madje sugjerojnë se përbërësi aktiv i tyre, capsaicini, mund të na ndihmojë të jenë më të mprehtë.

Sidoqoftë, dozat e larta të këtij përbërësi mund të përdoren për t’i deaktivizuar nervat që shkaktojnë dhimbje.

Hulumtuesit pohojnë se kështu pastaj mund të ndikohet në qëndrueshmërinë e nervave, por kanë paralajmëruar se kjo teori është vetëm spekulative.

Vlen të ceket se studimet e mëhershme kanë dëshmuar se konsumimi i specave djegës është shumë fitimprurës për peshën e trupit dhe shtypjen e gjakut. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...