Ata që ecin shpejt, të lexojnë këtë

PUBLIKUAR

Ne ecim shumë më shpejt krahasuar me brezin e prindërve apo gjyshërve tanë. Edhe pse ngjan një lajm fantastik për shëndetin dhe fizikun, ka diçka që çalon tek e ecura shpejt!

Studime të kryera së fundmi, pasi analizuan rreth 32 vende bazuar në shpejtësinë e ecjes së tyre, arritën në përfundimin se është jeta moderne ajo që na bën të jemi gjithë kohës me nxitim. Stresi është në nivele më të larta dhe pasojat në zemër s’mungojnë.

Ecja e shpejtë në përditshmëri, na bën më pak të lumtur! Duke qenë me nxitim, ti nuk kujdesesh më për veten tënde. Telefonatat apo email-et që marrim bëjnë që të mos shohim ç’ndodh përreth nesh sepse duam të bëjmë shumë gjëra në një moment të vetëm.

Psikologët thonë se të duash të mësosh dhe veprosh në shumë gjëra paralelisht s’ka asgjë të keqe, por nëse kjo bëhet kronike s’është më aq efektive sa dikur. Thjesht ngarkojmë veten dhe shtojmë gabimet. Si rezultat flasim dhe ecim më shpejt. Pasojat? Nivel i lartë stresi, ndjesi zhgënjimi apo trishtimi.

Ç’mund të bëhet për të qetësuar veten dhe për t’ja nisur nga e para?

Nëse të streson ideja e të qënit vonë për diku, krijoji vetes mundësinë për t’u nisur më herët. Vendos prioritet në qëllimet e tua dhe bëj paqe me idenë se gjërat mund të presin. Një përgjigje urgjente nuk është gjithnjë e nevojshme. /anabel/Gazeta Ex p ress

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...