Astronomi i NASA-s zbulon objektin më të largët qiellor në Sistemin Diellor

PUBLIKUAR

Një astronom i njohur i NASA-s ka thënë se e ka zbuluar një objekt të ri dhe shumë të largët në Sistemin Diellor. Ai e ka emërtuar këtë objekt me emrin “FarFarOut”.

Objekti i zbuluar është 140 herë më larg nga Dielli në krahasim me largësinë e Tokës nga ky yll. Ky fakt nënkupton se ai është objekti më i largët që është zbuluar ndonjëherë në Sistemin Diellor.

Para zbulimit të këtij objekti qiellor, rekordin për largësinë më të madhe e mbante një objekt tjetër që ndodhet 120 herë më larg se largësia mes Tokës dhe Diellit. Ky objekt quhet “FarOut” dhe ishte zbuluar në dhjetor të vitit të kaluar nga i njejti ekip i shkencëtarëve.

Zbulimit i fundit u bë nga Dr.Scott Sheppard, i cili punon në Institutin e Shkencës “Carnegie” në Washington DC. Ai dhe ekipi i tij janë duke i analizuar të dhënat astronomike për objektin që mendohet se është dhjetë herë më i madh se Toka.

“Pamja e këtij objekti është shumë e dobët. Ai ndodhet në skaj të hapësirës që mund ta zbulojmë ne. Ende nuk dimë asgjë për orbitën e tij, por thjesht e dimë që është shumë, shumë larg”, tha Sheppard, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...