Një astronaut ka publikuar fotografi të jashtëzakonshme që e shfaqin madhësinë e uraganit Irma, stuhisë së egër të Atlantikut e cila ka shkatërruar pjesë të Karaibeve dhe tani është duke e goditur Floridën.
Randy Bresnik ka qenë në gjendje ta gjurmojë progresin e Irmës nga Stacioni i Hapësirës Ndërkombëtare, transmeton Express.
Fotografitë e tij, të publikuara në Twitter, shfaqin shkallen e uraganit dhe ndikimin që tashmë ka pasur në zona, përfshirë Republikën Dominikane, Porto Rikën dhe Ishujt Virgjionale.
Uragani Irma ka mbërritur në Florida sot në mëngjes. Autoritetet shtetërore u kanë bërë thirrje miliona njerëzve të evakuohen, me guvernatorin Rick Scott që e ka quajtur atë “stuhi vrastare”.
Të paktën 23 persona vdiqën në Karaibe si pasojë e Irmës. /Express/




