Astrit Selmani ia siguron fitoren Hammarbyt kundër Malmos

PUBLIKUAR

Astrit Selmani e ka frymëzuar Hammarbyn drejt fitores 2:1 kundër Malmos, duke e shënuar golin e tri pikëve të rëndësishme për klubin e tij.

24-vjeçari u fut në lojë nga stoli në pjesën e dytë për ta shënuar golin e triumfit në Tele2 Arena në Stokholm, raporton Gazeta Express.

Selmani – i cili i ka shënuar katër gola dhe i ka dhënë pesë asiste në ligën elitare suedeze Allsvenskan këtë sezon – pritet të debutojë për Kosovën javën e ardhshme.

Ai mori ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në fillim të shtatorit.

Ardhja e tij do të jetë e rëndësishme për trajnerin Bernard Challandes, pasi zvicerani e ka vetëm Vedat Muriqin në dispozicion nga qendërsulmuesit.

Selmani mund të luajë edhe si sulmues i djathtë dhe i majtë.

Kosova do të përballet me Gjeorgjinë më 2 shtator në udhëtim, para se të kthehet në Prishtinë për ta pritur Greqinë më 5 shtator dhe ish-kampionen e botës Spanjën tri ditë më vonë.

Kjo është hera e dytë që dardanët marrin pjesë në kualifikime për Kupën e Botës dhe sërish e kanë nisur keq, duke i humbur të dy përballjet e para, kundër Spanjës dhe kundër Suedisë.

Skuadra e Bernard Challandes duhet t’i fitojë të paktën dy prej tri ndeshjeve të shtatorit për ta mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit historik. /Gazeta Expresx

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...