Astrit Kabashi tërhiqet nga organi drejtues i Teatrit të Qytetit të Prishtinës

PUBLIKUAR

astrit

 

Shkelja e Ligjit për teatro, neglizhenca e organeve komunale ndaj teatrit të qytetit dhe fakti që gjërat nuk kanë ndryshuar për të mirë, janë arsyet që ka renditur Astrit Kabashi në letrën me të cilën e ka njoftuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për dorëheqjen e tij nga detyra e kryetarit të Këshillit Drejtues të teatrit të qytetit të Prishtinës, “Dodona”.

Letrën e dorëheqjes, që mban datën 26 shtator, Kabashi ua ka përcjellë edhe anëtarëve tjerë të Këshillit, Doruntina Bashës, Selami Tarakut, Mustafë Halilit dhe Valbona Shujakut.

Në letrën e dorëheqjes Kabashi ka shkruar se e kishte pranuar detyrën me shpresën që gjërat do të fillojnë të ndryshojnë për të mirë në atë teatër, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Kabashi ka përmendur edhe shkeljet ligjore si arsyetim për tërheqjen nga detyra.

Dje Kabashi ia ka konfirmuar “KD” dorëheqjen.

“E falënderojmë z. Astrit Kabashi për punën dhe kontributin e dhënë deri më tani. Në bazë të ligjit, kryetari do të ndërmarrë hapa për funksionalizimin e mirëfilltë të teatrit ‘Dodona’”, ka thënë Miranda Mullafazliu – Bejta, zyrtare e lartë për media në kabinetin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...