Aston Martin Valkyrie është shfaqur edhe në rrugë të hapur

PUBLIKUAR

Mënyra se si dukej kjo hiper-makine e fokusuar për pista, ishte e mahnitshme

Nuk ndodhë çdo ditë, që prodhuesit të ndërtojnë një makinë të ngjashme me F1, që është legale edhe për rrugë, ndërsa Aston Martin është në mesin e tyre, transmeton Telegraf

Tash e një kohë, Aston Martin ka bërë të ditur se është duke e punuar modelin Valkyrie, që është një makinë e fokusuar për pista, ndërsa mund të vozitet edhe në autostradat e zakonshme. Kjo makinë, është shfaqur për herë të parë në rrugë të hapur, derisa në timon ishte shoferi profesionist Chris Goodwin.

Hiper-vetura është vozitur nga ai, nëpër shtigje të thepisura malore, që ndodhet Northamptonshire të Britanisë së Madhe, ndërsa kishte dukje të mahnitshme derisa ishte në lëvizje.

Së bashku me Red Bull Advanced Technologies, janë kryer të gjitha angazhimet e duhura, që Valkyrie të jetë i gatshëm për testim në ambient të hapur. Mendohet se këto janë testimet e fundit, para se kjo makinë të lansohet zyrtarisht në fund të këtij viti.

Brenda do ta ketë motorin me 6.3 litra, si dhe një tjetër elektrik nga Ricac, duke i mundësuar që së bashku të prodhojë 1,160 kuaj fuqi.

Vetëm 150 njësi të Aston Martin Valkyrie do të dalin nga prodhimi, ndërsa do të kushtojnë rreth tre milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...