Aston Martin V12 Speedster me 700 kuaj fuqi dhe çmim prej një milion eurove

PUBLIKUAR

Vetëm 88 njerëz mund ta kenë mundësi, që ta blejnë këtë makinë kryevepër që nuk ka kulm

Megjithëse Geneva Motor Show është anuluar shkaku i coronavirusit, kjo nuk i ka ndaluar disa prej prodhuesve më të njohur që t’i prezantojnë modelet e tyre të parapara për këtë javë, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre është ehe Aston Martin, që e ka sjellë modelin V12 Speedster, që është i limituar në vetëm 88 njësi.

Kombinimi i pjesëve nga DBS Superlaggera dhe Vantage, të punuara me alumin, ka krijuar një platformë speciale, që në të ardhmen pritet të përdoret edhe në makina tjera.

Brenda e ka motorin me 5.2 litra që prodhon 700 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë maksimale ta arrijë deri në 292 kilometra në orë. Nga yero deri në 100 kilometra në orë, mund të arrijë për 3.5 sekonda.

Kjo nuk është shpejtësia me e madhe që mund ta arrijë ndonjë makinë, por duhet ditur se kjo makinë nuk ka kulm e as xham të përparmë.

Sikur është gjithë super-makinat edhe Aston Martin V12 Speedster nuk është i lirë, pasi ka çmim që fillon nga një milion euro, ndërsa pritet të lansohet gjatë vitit që vjen, me po këtë dukje shumë të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...