Aston Martin fillon pranimin e porosive për DBX

PUBLIKUAR

Makina e parë SUV nga Aston Martin, së shpejti në dispozicion për blerësit

Deri më tani e kemi parë disa herë Aston Martin DBX në testim, përfshirë edhe nëpër rrugë të mbuluar me borë, derisa ka treguar edhe shpejtësinë në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Shkathtësinë dhe dinamikën, DBX i kamufluar e ka treguar edhe në Goodwood Festival of Speed, derisa dukjen e përgjithshme pritet ta shohim në fund të këtij viti.

Por, para se kjo të ndodhë, Aston Martin do të hapë në Pebble Beach listën, ku fillon pranimi i porosive për DBX, megjithëse nuk dihet çmimi që do të ketë.

Kur të lansohet, pritet ta ketë motorin me bazë në AMG me 4.0 litra, që prodhon 503 kuaj fuqi, të ngjashëm me DB11 dhe Vantage, që është treguar shumë i mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...